Durrës, kontrolle me dron dhe 80 forca policie në aksionin anti kanabis

09:54 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Policia e Durrësit zhvilloi një kontroll masiv i territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Strukturat e Policisë përdorën dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore, ndërkohë që u ngazhuan edhe 80 forca policie në aksion.

Nga kontrollet me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.

Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme