Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dytë të një ngjarjeje e cila ka ndodhur rreth tri javë më herët në qytetin bregdetar. Pikërisht në Durrës u dhunua një grua 51 vjeçe.
Uniformat blu kanë njoftuar se në pranga ka rënë shtetasi Algert Koleci. “Në pranga u vu Algert Koleci, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Admir Koleci, i ndaluar më parë dhe më babain e tij, shtetasin M.K. i cili vijon të jetë në kërkim për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Qefsere Koleci”, tha policia. Rasti bëri bujë mediatike.
Ndërkohë, policia në Durrës tha se ka arrestuar edhe një 17 vjeçar, i akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim si dhe për mbajtje të armëve të ftohta pa leje. I arrestuari është J.D që në bashkëpunim me Nikollë Përlleshin dhe Bibë Dedën (babai i J.D) kanë tentuar të vrasin D.D 20 vjeç banues në Durrës. Agresorët e kanë goditur disa herë në trup me thikë shtetasin D.D. Për J.D gjykata e Durrësit, më datë 1 shtator 2018 ka dhënë masën e sigurisë “arest me burg”. Adoleshenti akuzohet për gjithsej 4 vepra penale.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend