Banorë dhe biznese të bulevardit “Dyrrah” kanë protestuar kundër shembjes me lëndë eksplozive të pallatit të VIP-ave në Durrës.
Afërsia e pallatit me godinat e tjera të banimit dhe bizneset e shumta në të dy krahët e rrugës ka shtuar pasigurinë te qytetarët për dëmtim të pronës së tyre.
IKMT ka vendosur shembjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit, shpërthim që është planifikuar të enjten e ardhshme. Për të do të përdoret dinamit dhe jo tritol. Aktualisht është vendosur perimetri i sigurisë dhe po punohet nga xhenierët për hapjen e furnelave ku do të vendoset lënda plasëse. Paralelisht po merren masa për të ulur sa më shumë valën goditëse të shpërthimit.
Për këtë është menduar që të përdoren thasë me rërë që do të rrethojnë kolonat pas vendosjes së eksplozivit në to, si dhe përdorimi i gomave. I gjithë procesi po asistohet dhe nga Bashkia e Durrësit që pritet të japë dhe udhëzimet e duhura për qytetarët në ditët në vijim për të shmangur sa më shumë pasojat e këtij shpëthimi./TCH
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...