Dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar në kuadër të operacionit “BYE PASS” janë ndaluar sot në qytetin e Durrësit.
Janë arrestuar R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shtatë zyrtarë dhe ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzohen për shpërdorim të detyrës lidhur me ndërtimin e një karburanti në aksion rrugor të “Plepave” në Durrës ku kanë miratuar leje për hyrje-daljen e automjeteve në një karburant në aksin kryesor, duke u bërë shkak për aksidente.
Më 14 tetor ishin arrestuar 3 punonjës të ARRSH së Durrësit.
Hetimi ka nisur pas një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, ku ndodhet pika e furnizimi me karburant, që dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje në kundërshtim me ligjin duke krijuar më pas heqjen e barrierave anësore të rrugës me qëllim hyrje-daljen e automjeteve për furnizim me lëndë djegëse.
Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, dhe Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj, Leke Tushaj me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Këshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, dhe dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim.
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...