Durrës, arrestohen 3 drejtues mjetesh, 2 shtetas ishin të shpallur në kërkim

09:27 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Arrestohen në Durrës 3 drejtues mjetesh me iniciale L.K, A.G, E.G I.S, I.N, ku 2 shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

L. K., 43 vjeç, banues në Nikël, Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

A. G., 41 vjeç, banues në Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. G., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

I. S., 41 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

I. N., 22 vjeç, banues në Manzë, pasi në Krujë, duke drejtuar mjeti tip “Audi” pa targa, është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjerët në mjetin tip “Benz”, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme