Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit.
Shtetasi A.N aksidentoi një 6-vjeçare dhe u largua nga vendngjarja.
Fatmirësisht, e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
”Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./oranews
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...