Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe.
“Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit”, – theksoi Presidenti Meta, “pasi, vendi juaj ka një rol kyç në këto dekada për forcimin e stabilitetit në Ballkan”.
Ministri Duncan dhe Presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një marrëveshje që do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit.
Ministrin Duncan siguroi Presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon me qëllim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve në të ardhmen në nivele më të larta./balkan web
Kurti pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursul...
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit