Google ADS

Duma: PD nuk duhet të vonohet më, të nxjerrë kandidatët

20:44 | 26 Janar 2019
A. B.

Deputetja demokrate Grida Duma e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka folur edhe për kandidaturat e PD-së, për zgjedhjet vendore të këtij viti.

Deputetja demokrate tha se PD ka mjaft kandidatë, por problem i saj është të zgjedhë më të mirin ndër ta.

“Padyshim që problemi i saj është të zgjedhë kush është më i miri ndër ata, dhe të marrë vendimarrjen e saktë, sa më shpejt”, u shpreh ajo.

Cilat janë kritikat ndaj kreut të PD?

Shumë herë kam thënë nëse duhet kritikuar grupimi që je, nuk duhet të bësh kritika edhe brenda dhe jashtë. E vetmja gjë që them unë nga eksperienca, është se nuk duhet të përsëritet në të keqen e vet. E vetmja mënyrë për të fituar, është të thuash që sa të këqija janë rregullat e lojës, për duhet të rregullosh rregullat e lojës në momentin që je pjesë.

99 % e deputetëve të PD thonë që do e rrëzojmë Edi Ramën. Qytetarët kanë një fare besimi te opozita. Te ju shoh skepticizëm?

Te unë ka realizëm që i përgjigjet demokratëve së pari. Partia duhet të ekzistojë për veten dhe për shoqërinë, nuk duhet të jetë një strukturë e mbyllur. Politika nuk është marketing, duhet të jetë një rrugëtim i mirë, mes showt dhe produktit.

E thëna nga e bëra është ajo që e ndan politikën e perëndimit me atë të Shqipërisë. A ke prodhuar gjë? Ja erdhën në pushtet, por qeveria që kemi do i shërbejë shqiptarëve. Buxheti është ai që ka qenë. Unë nuk mendoj që është vetëm çështje e buxhetit, duhet të kishim edhe trupën e pedagogëve që thonë se duhet të kishim të njëjtin buxhet. Nuk ka shanse të bësh një doktoraturë të mirë me 0 lek. Çështja është të marrësh trupën e pedagogëve më të mirë për ta parë si duhet çuar paratë te shqiptarët.

Kryesia?

Kryesia e re ka nisur punën për të realizuar atë që është hapi i parë protesta e 16 shkurtit, këtu fillon rrugëtimi i parë.

Demokratët duhet të dinë si do vazhdojë fryma e demokrateve. Unë mendoj që pavarësisht vështirësive beteja e demokrateve duhet të jetë prej fituesve, në mënyrë në më të shpejtë të shpallet për të nisur protestën. E gjitha fryma organizative shkon në rrjedhjen e duhur. Studentët kanë thënë se nuk jemi të varfër por të vjedhur.

Protesta e 16 shkurtit?

Unë parashikoj një pjesëmarrje të madhe.

Nga niseni?

Nganjëherë gjërat janë një bashkim i shumë trajektoreve. Nisemi nga gjendja e dëshpëruar e Shqipërisë, nuk kemi qenë ndonjëherë më të varfër. Shqiptari i 2019 në raport me atë që duhet të ishte, nuk është më as shqiptar i 99. Protesta që ka bërë PD kanë qenë protestat më spektakolare. E vetmja gjë që nuk e mohon dot as i majti as i djathtë, as ai gri është që protestat janë logo e PD.

Është mpirë në një farë mënyre protesta e PD. Njerëzit janë lodhur për të ndarë të mirën nga të keqja, janë lodhur nga dhënia e besimit. Janë një jetë e tërë dhe janë breza në mes.

Berisha bënte thirrje të forta për popullin dhe rrëzim të qeverisë

Padyshim që përmes protestave do të ndodhë rrëzimi. E vetmja mënyrë për të shkundur qeverisjen e Ramës është përmes protestave. Kemi të bëjmë me një qeverisje demoniake, qeveria që vjedh dhe bën sikur bën investime. Nuk kam parë kryeministër që bën batuta me çdo rast. Nuk dua të përdor terma, por kemi të bëjmë me një qeveri të çorientuar politikisht. Duhet shëndoshur PD.

Për mua çfarë bën PS nuk më intereson, ka ardhur momenti që PD të udhëheqë betejën. Kundërshtari nuk zgjidhet dhe duhet vazhduar me po këto rregulla loje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme