Kandidatja për deputete në Shqipëri nga Partia Demokratike, Grida Duma, ka theksuar se zgjedhjet e 25 prillit janë historike për një ndryshim në të mirë të vendit dhe qytetarëve.
Duma ka theksuar se besimi i shqiptarëve tek politika ka rënë shumë si pasojë e politikës jo të mirë.
“Po i afrohemi rezultatit të fitores, kjo është tashmë faktike, dallohet qartësisht që shqiptarët duan të shkojnë të votojnë për ndryshimin”.
“Kemi momentin më historik të zgjedhjeve, e quaj të tillë, sepse e krahasoj me vitet 90-91, ne të gjithë e dimë që shqiptarët u përballën me një frymë për ta bërë Shqipërinë si Evropa”.
“Arsyeja që unë i quaj këto zgjedhje historike është sepse ingredienti i idealizmit në Shqipëri për të besuar tek bërja e gjërave, për të besuar tek fjala e politikës është shumë i gërryer, është shumë i dobët, për shkak se 30 vjetëve të tranzicionit, të cilat nuk e ndihmuan Shqipërinë të ndërtonte dalë nga dalë, në tetë vitet e keqqeverisjes së Ramës”.
“Shqipëria bëri regres në institucione, sot keni në institucione dy elementë shumë të rëndësishëm që e kanë shkatërruar fondamentin e shoqërisë, krimi i vendosur në pushtet është njëri nga elementët më të këqija që nuk do të duhej të ekzistonte”.
Duma e ka akuzuar Ramën për qeverisje jo të mirë duke shtuar se ai fshihet pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë.
“Ka një qartësi që Rama e bëri Shqipërinë të reduktuar në shqiptar, të reduktuar në profesionist sepse e gjithë shtresa e mesme iku dhe pa diskutim të varfëruar. Ai nuk mund të fshihet pas pandemisë dhe tërmetit, sepse qeveritë e mira shihen në kriza, nëse një qeveri e keqmenaxhon krizën, mendoni sa keq e menaxhon normalitetin”.
Ajo ka thënë se nuk do të lejojnë të ketë vjedhje të votave, duke shtuar se herëve të kaluara kishte.
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...