Një dukuri e rrallë është konstatuar në Fier, ku është zbuluar një cjap që bën qumësht.
Prej vitesh siguron të ardhura nga qumështi i dhive, por nuk e kishte menduar kurrë se do t’i duhej të milte edhe cjapin e tufës.
Shqetësimi se cjapi ishte sëmurë u zëvendësua nga tronditja dhe habia për Frederik Vlashin nga Bishanaka e Fierit, kur nga gjinjtë e fryrë të kafshës dythundrake rrodhi qumësht.
“ Që vitin e parë e pash se ishte në siklet dhe sivjet që është viti i dytë e shtrydha dhe e pash se kishte qumësht”, është shprehur Vlashi.
Anomali apo bekim askush nuk di ta thotë, por dukuria megjithëse shumë e rrallë, nuk është e panjohur.
Përgjatë një viti Frederik Vlashi kërkoi të mësonte se çfarë po ndodhte me cjapin e vetëm të tufës.
Por askush, madje edhe veterinerët nuk e morën seriozisht dyshimin e tij. Në fund vendosi ta milte, madje përpara kamerës.
“Për të tjerë që gjasme që kishin më shumë përvojë se mua më thanë se ishte e pabesueshme. Dhe më të moshuar se unë të cilët theksuan se një rast i tillë ishte i pamundur, dhe për këtë i besova vetes dhe e shtrydha”, ka thënë ai.
Laktacioni mashkullor siç njihet ndryshe nuk e ka penguar cjapin 2 vjeçar në Fier të riprodhohet.
“Ky është babai i dy brezave sivjet”.
Është një sasi e vogël krahasuar me qumështin që merret zakonisht nga dhitë, por me përbërje më të trashë.
“Ky është një qumësht që ka vlera të larta, ky qumësht është i barabartë me 1 litër nga qumështi i zakonshëm”, ka thënë ndër të tjera fermeri.
Qumështi i dhive ka vlera të larta kurative falë nivelit të ulët të yndyrës. E njëjta mund të thuhet edhe për qumështin e cjapit në Fier apo në vende të tjera të botës ku janë shfaqur anomali të tilla/abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...