Pas thuajse 3 muajsh i bllokuar, do të rihapet më në fund një nga hallkat më të rëndësishëm të ekonomisë, por edhe jetës në komunitet, transporti publik, por nën masa të rrepta sigurie për të mos kërcënuar shëndetin e qytetarëve.
Shoqatat e transportit publik kanë marrë protokollin e sigurisë që duhet zbatuar si nga operatorët, ashtu edhe nga udhëtarët.
Disa nga pikat kryesore të protokollit janë si më poshtë:
1- Numri i udhëtarëve do të jetë 70% e kapacitetit të automjetit.
2- Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale, me përjashtim të personave të së njëjtës familje, vërtetuar me dokument identifikimi.
3- Drejtuesi i mjetit dhe udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza.
4- Hipja dhe zbritja e udhëtarëve bëhet nga dyer të ndryshme.
5- Nëse dikush ka simptoma covid-19, lajmërohet Urgjenca Kombëtare dhe nuk zbritet në stacionin më të afërt.
6- Mjetet dhe bagazhet duhen dezinfektuar në 60% të hapësirës së përdorur nga udhëtarët. Shoqëritë dhe terminalet duhet të kenë dezinfektantë me bazë alkooli.
7- Dritaret qëndrojnë hapur përgjatë gjithë kohës së udhëtimit.
8- Duhet të respektohet distancimi social.
9- Në automjete do të ketë postera sensibilizues për masat e sigurisë.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...