Kur u konfirmuan emrat e grupit të maskuar, që terrorizoi me armë disa të rinj në një fshat të Lezhës, policia kuptoi se personazhet ishin jashtë vendit.
Ramazan Rraja i njohur si nip i deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe dy shokët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi kishin arritur në Dubai, mijëra kilometra larg Shqipërisë, kur policët zbardhën ngjarjen e rëndë. Rraja ka folur për mediat duke deklaruar se ditën që ka ndodhur ngjarja ai ishte në shtëpi, në një sebep familjar.
“Nëse Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë qoftë edhe një provë për mua dhe dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, jam i gatshëm të vij dhe të përballem me drejtësinë duke pranuar edhe burgimin e përjetshëm”, deklaroi ai nga arratia.
Nga kontrolli i të dhënave doli se fillimisht Rraja kishte udhëtuar drejt Italisë dhe më pas drejt Dubait.
Një nga qendrat e turizmit botëror është shndërruar në strehën e fundit të kriminelëve shqiptarë, që duke përfituar nga lehtësitë që krijojnë Emiratet e Bashkuara kanë një shans të dytë në këtë qytet të famshëm për hotelet me pesë yje dhe jetën e shtrenjtë që ofron.
Ramazan Rraja nuk është i pari që ka shkelur këtë destinacion për t’i shpëtuar drejtësisë.
Në maj të këtij viti në Dubai u arrestua Florenc Çapja. Ai u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006. Sipas policisë autor i këtij atentati ka qenë Florenc Çapja, i cili në të shkuarën është akuzuar edhe për vrasjen e Memës – ekzekutuar më 13 mars 2015 në Torino, Itali – dhe Gentian Beqirit. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes në dhjetor 2005.
Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar në Dubai u vu në pranga edhe Eldi Dizdari, pas një hetimi ndërkombëtar të nisur prej 2015-s për trafikun ndërkombëtar të drogës, si anëtar i “KOMPANIA BELLO” i finalizuar në 10 shtete të ndryshme.
Në 11 dhjetor u arrestua po në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës. Ai u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, por nuk u ekstradua në Shqipëri duke shpëtuar. Në 6 shkurt ai u lirua nga qelia në Emiratet e Bashkuara Arabe./Lapsi.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...