Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel para darkës formale që do ta kenë me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ajo që bie në sy nga fotografitë e postuara është se Rama dhe Vuçiq kanë pasur një duarshtrëngim shumë të ngrohtë, njofton klankosova.
Përfaqësuesit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor paraprakisht kanë pasur takime bilaterale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili i ka mbledhur në Bruksel për një darkë joformale.
Kosova në këtë darkë po përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë në vizitë në ShBA.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...