Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti gjatë një konference të përbashkët me kryeprokurorin Adriatik Llalla ka deklaruar se trafiku i drogës mes Shqipërisë dhe Italisë ka ardh8ru në rritje.
Ai gjithashtu, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se sasi e kultivuar në Shqipëri është trefishuar.
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.”, tha ai.
Dy zyrtarët u takuan në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për hetimin e çështjeve të përbashkëta
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...