Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Në pranga ka rënë shtetasi Muhamet Xhafaj, si dhe janë sekuestruar fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Vreshtas”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Xh., 42 vjeç, banues në Cakran.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./bw/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...