Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar është bërë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike shqiptaro-nigerian.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i 55 personave, 52 burra dhe 3 gra, mes të cilëve 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian. 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.
Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane grupi trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.
Bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.
Droga e llojit marijuana nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë. Grupi kriminal shqiptar e bënte të gjithë këtë aktivitet falë aleancës me anëtarët e mafias nigeriane të pranishëm në Itali./TCH
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...