Një shqiptar është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia greke pasi është kapur me drogë.
Siç bëhet me dije, shqiptari është arrestuar teksa po drejtonte një makinë, ku brenda së cilës kishte një sasi prej 113 kg marijuanë të fshehur në bagazh.
Policia e kishte pikasur shqiptarin teksa vinte nga kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë, në kufirin gjelbër me Janinën, ndërsa ai u ndalua vetëm në Selanik.
Pas kontrollit nga ana e policisë u bë e mundur gjetja e drogës në makinë, ndërsa shqiptari u vu në pranga.
Deri tani ende nuk dihet identitetit i shqiptarit të arrestuar. Sasia e drogës së kapur që nga 20 Janari nga policia greke, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht ne zonën Kostur-Follorine, është 3 ton marijuanë, drogë kjo që vinte nga Shqipëria./GazetaExpress/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt