Trafiku i drogës nga grupet shqiptare në Francë, Belgjikë e Holandë është një çështje që ka tërhequr vëmendjen e televizionit francez TF1. Një investigim i televizionit rreth këtij fenomeni, flet për një metodë të re që ndjekin grupe kriminale shqiptare, por edhe ato turke.
Nga veriu i Francës nevojiten më pak se dy orë udhëtim në autostradë për të arritur në Holandë. Duke qenë se nuk ka as kontrolle kufitare, trafikantët bëjnë njëkohësisht transportin dhe “promovimin” e drogës.
“Ata (trafikantët) kërkojnë për turistë francezë që udhëtojnë drejt Amsterdamit. Metoda e tyre është kjo: Gjatë udhëtimit me makina me shpejtësi të lartë, dalin nga dritarja e mjetit dhe propozojnë një katalog të tërë të drogës. Këta janë ndihmësit e grupeve shumë të fuqishme mafioze shqiptare dhe turke”, thotë televizioni francez TF1.
Sipas investigimit, trafikantët udhëtojnë me makina të shpejta duke u dalë përpara udhëtarëve të tjerë, të cilëve u tregojnë në ecje e sipër llojet e drogërave që ata disponojnë. Nuk mungojnë as shpejtësitë e larta për t’u shpëtuar ndjekjeve nga policia.
Kjo metodë e re e grupeve kriminale që promovojnë drogën në autostradë, ka bërë që autoritetet franceze, holandeze dhe belge të vendosin patrulla të veçanta nëpër këto autostrada në kufijtë mes këtyre tre shteteve, ku dihet se ka një prezencë të madhe të trafikantëve shqiptarë.
Një hetim disa mujor i forcave speciale të këtyre vendeve zbuloi se është krijuar një lloj droge e re tepër e rrezikshme. Sipas hetimeve rezulton se këto grupe kanë ngritur një laborator për prodhimin e një droge të veçantë në një fshat të Holandës.
Ky produkt është etiketuar si “droga e kristaltë”, një drogë sintetike jashtëzakonisht e dëmshme. Televizioni francez TF1 thotë se këto grupe kriminale janë frymëzuar nga seriali amerikan “Breaking Bad” për krijimin e kësaj droge sintetike. Sipas të dhënave të siguruara, kjo lloj droge ka hyrë në sasi të mëdha në Francë. /tvklan.al
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...