Dridhet toka! Tërmet me magnitudë 6 në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Tiranë

20:05 | 4 Mars 2021
Arbresh.info

Lëkundje toke janë regjistruar pak më parë në Shqipëri.

Lëkundjet janë ndjerë si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6 që ka goditur Greqinë pak më parë.

Si pasojë dridhjet e tokës janë ndjerë deri në Tiranë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Greqi janë regjistruar disa lëkundje toke që nisën që pas tërmetit të mesditës me magnitudë 6.2.

Video të shumta bënë xhiron e mediave greke duke treguar çastet e para të panikut kur tërmeti ra vetëm 14 km në veri të Larisës.

Kujtojmë se më herët, i pyetur nga Top Channel nëse duhet të shqetësohen banorët në Shqipëri, sizmologu i njohur dhe kreu i studimeve gjeologjike në Univesitetin Aristotelis të Selanikut, Kostas Papazahos ka thënë: Nuk duhet aspak të shqetësohen. Është një fenomen natyror, shumë tipik në këto raste pra nuk ka asnjë, asnjë arsye për tu shqetësuar. Është si ato lëkundjet e kunjave, që në fillim është lëkundja e madhe, pra kjo që ndodhi tek ne dhe më pas vjen duke u zbutur. Është e kuptueshme që njerëzit aty shqetësohen pasi janë munduar dhe frikësuar shume nga tërmeti i atëhershëm, por bëhet fjalë për një tërmet që është shumë larg, në një pllakë sizmike që e ka çliruar dinamizmin e saj dhe e cila nuk mund që të japë një tërmet më të madh në zonën në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme