Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora News linçimin dhe akuzat e adresuara ndaj tyre dhe aktivistëve të tjerë të kësaj Lëvizje.
Qori: Nuk jemi në ballë të protestës as të Lëvizjes për Universitetin. Në këtë protestë as nuk kemi dashur, as kemi qenë në ballë të asgjëje, kemi qenë në mes të gjithçkaje.
Jani Marka, pedagog i Shkencave të Natyrës, akuzoi edhe njëherë forumet rinore të PD-LSI për incidentin e sotëm në protestë dhe dhunën ndaj tij.
Marka: Kjo që ndodhi sot ka të bëjë me gjithë këto ditë që kemi qenë në protestë. Veçanërisht dy ditët e fundit ka pasur dhunë ndaj vajzave aktiviste. Këtë e kanë bërë militantë të forumeve të PD dhe LSI. Këto janë fakte që aktivistët kanë filluar ti mbledhin. Po i dokumentojmë dhe po i publikojmë rastet njëri pas tjetrit.
Ndërsa pedagogu Qori nga Universiteti i Shkencave Sociale drejton gishtin nga krerët e partive që sipas tij duan të ndyjnë protestën e studentëve me episode dhune.
Qori: Pas kësaj fushate fashiste, gënjeshtra, thirrje të hapura për dhunë, linçime qëndrojnë krerët e partive politike që duan ta ndyjnë këtë protestë autentike, duan të shpikin armiq imagjinarë të kësaj proteste ku u thërrasin ca gangsterëve që kanë me vete ose ca të rinjve të shkretë që nuk kanë alternativë tjetër, detyrohen tu shkojnë pas këtyre partive.Qëllojnë, intimidojnë, ulërasin kundër aktivistëve të Lëvizjes për Universitetin. Kanë dashur të përvetësojnë protestën gjithë këtë kohë, të dëshpëruar që nuk e kanë arritur kanë dahsur të marrin hak diku. Kanë evidentuar armiqtë e tyre. Janë hedhur aq shumë gënjeshtra sa nuk di kujt t’iu përgjigjesh më parë.
Por a janë ata të infiltruar të Edi Ramës apo Erion Veliaj?
Qori: Ne çfarë nuk i kemi bërë Edi Ramës, i kemi nxirë jetën politikisht, Erion Veliajt, Lindita Nikollës. Mesa duket veprimet tona të mëparshme që kanë defaktorizuar këto partitë e tjera kanë prodhuar këtë mllef ndaj nesh. Por punë e madhe fort! Me rëndësi është që po tentojnë të shkatërrojnë protestën. Jam besimplotë që ata nuk kanë për tu çoroditur nga kjo gjë dhe do të vazhdojnë rezistencën e tyre.
Marka: Kush janë këta që na akuzojnë? Forumet partiake, militantët e PD dhe LSI që kanë një axhendë tjetër. Ne kemi një axhendë, gjithë bashkë pedagogë e studentë të luftojmë për kauzën universitare. Axhendën e partive duhet të pyesni Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin etj. Mesa duket për axhendën e tyre ne ishim pengesë.
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...