Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Shqipëri ku një drejtor shkolle ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe burime bëjnë me dije se i arrestuari për këtë ngjarje është shtetasi A.H.
A.H me profesion është drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë të Pogradecit.
Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.
Sipas burimeve bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon në 23 të natës.
Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.
Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.
Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj.
Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur t’i bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur.
Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”.
Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna./oranews
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...