Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka prnuar se në kulmin e pamdemisë në spitalin që ai drejton mungon skaneri, një pajisje me shumë e rëndësishme për të gjithë të infektuarit për shkak të pasojave që shkakton në mushkëri. Në studion e emisionit “Open” ai pranoi denoncimin e bërë në media.
“Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është djegur llampa. Ka 10 ditë. Është defekt teknik,”- tha drejtori i spitalit.
Duke folur për skandalin e korrupsionit në institucionin që ai drejton, Kapisyzi mundua që ta minimizojë duke thënë se janë raste të veçuara dhe nuk bëhet fjalë për fenomen.
“Tirja u thoshte të gjithëve se e kishte teze. Ka ndenjur pa ushqimin që e sillte Tirja, këtë e pranon edhe pacientja tjetër shtatzënë. I ka hyrë doktoresha në dhomë dhe në Shefqet Ndroqi janë 2 ekipe me nga 5 mjekë dhe vizitojë e pyesin pacientët.
Çdo ditë ke bisedë mes doktoreshës dhe bijës së saj. Në asnjë nga ato nuk thotë që po ma lini mamanë pa ngrenë. Dhe tjetra që dua të them është që i kanë sjellë doktoreshës një buqetë me lule dhe një dedikim.
Si ka mundësi që e lë pa bukë dhe ju jepni buqetën me lule dhe falenderoni me emër në Facebook? E ka lënë Tirja pa ngrenë.
“Kam pyetur kryeinfermieret që janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e tyre. Ndaj kryeinfermiereve është mbajtur qëndrimi i tyre pasi janë përgjegjëse për pavionët e tyre. Këto janë delet e zeza të tufës,” – tha drejtori i spitalit./lapsi/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...