Pas shkarkimit të Stefan Çipës, Agim Ismaili emërohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.
Shkarkimi i Stefan Çipës si Drejtor i Burgjeve u bë publik sot. Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.
Më herët Burgjet janë drejtuar nga Artur Zoto, Arjan Hoxha, Arben Çuko deri sot me Stefan Çipën./BW
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...