Drejtori i ri i Burgjeve, Arjan Hoxha, emeruar pas paktit Rama-Basha, ka arrestuar babain e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh disa vite me pare.
Ai u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Siç deklaronte vetë Hoxha lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe Sajmir Tahiri.
Përveç ministrave, marrëveshja PS- PD parashikon edhe zëvendësimin e 5 drejtorive të rëndësishme.
Ata janë: Drejtori i OSHEE, Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit, Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Sipas paktit Basha-Rama, kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.
Lajmi i publikuar në prill 2014
Ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, deklaroi gjatë seancës së dytë dëgjimore në Kuvend, se e gjithë struktura në varësi të tij, që finalizoi operacion “Rispedal”, ku u arrestua babai i ministrit Tahiri, është shkarkuar nga detyra.
Hoxha theksoi se e tërë skuadra prej 8 oficerësh është nxjerrë në lirim dhe disa janë transferuar, ndërkohë që shefi i seksionit Ervin Dalipaj është përjashtuar nga policia.
“Të shkarkuar jam unë shefi i sektorit, kryekomisar Arjan Hoxha. Shefi i seksionit, komisar Ervin Dalipaj. Janë transferuar Agron Breçani, Arlinda Kuliçi, Melson Sula, si dhe dy ndihmësspecialistë me gradën ‘inspektor’”, tha Hoxha.
Ish-shefi i sektorit tha se kishte kërkuar që babai i ministrit të mos cenohej në qeli dhe për këtë gjë kishte marrë falënderimet e tij. “Kam komunikuar me të, e kam garantuar për një gjë: të garantoj që asnjë gërvishtje, shtesë apo rëndesë nuk do kesh për shkak të përfaqësimit politik që ka djali juaj në subjektet politike. Për këtë mund ta thërrisni dhe ta pyesni, ma ka quajtur si mirënjohje edhe pasi ka dalë nga dhomat”, tha Hoxha.
Socialisti Taulant Balla theksoi se Arjan Hoxha natën para aksionit është filmuar në zyrën e ish-ministrit Flamur Noka në shoqëri të Agron Kuliçajt, por kjo është hedhur poshtë nga i akuzuari. Ai theksoi se është i gatshëm të ballafaqohet me ministrin Tahiri për akuzat. Pas seancave dëgjimore, komisioni njoftoi se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ftohet në seancë dëgjimore, ditën e premte në mesditë.
Akuzat e PS
Deputetët e maxhorancës kanë publikuar një akt-ekspertizë, në të cilën akuzohet ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, se ka falsifikuar diplomën e Akademisë së Policisë.
Nënkryetari i Komisionit, Taulant Balla, theksoi se në akt-ekspertimin e realizuar nga Dritan Zoto rezulton se Arjan Hoxha ka falsifikuar firmën e ish-drejtorit të Akademisë, Luan Veliqoti.
“Ne e kemi depozituar provën tonë për falsifikim të diplomës nga ana juaj, zoti Hoxha. Dhe, në bazë të ligjit, ne si komision do t’ia referojmë Prokurorisë dhe ju duhet të merrni një avokat që të mbrohesh”, tha Balla. Ndërkohë që Hoxha paraqiti një vërtetim të firmosur nga drejtori aktual i Akademisë së Rendit, Hysni Burgaj, që sipas tij vërtetohej se diploma ishte në rregull.
Madje, Arjan Hoxha sfidoi deputetët duke thënë se: “Ju jam mirënjohës nëse e bëni”, duke e çuar në Prokurori. Ndërsa kryetari i Komisionit, Arben Ristani, tha: “Ekspertiza e PS nuk përbënte provë, sepse nuk është realizuar në një proces të rregullt ligjor”./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...