Mëngjesin e së shtunës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku gjatë një konference për media tha se siguria e liderëve perëndimorë është mbi dëshirën për protestë.
Kreu i Policisë, nënvizoi se më 6 dhjetor, ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor lëvizja do të devijohet në rrugë alternative, ndërkohë që nuk do të ketë asnjë pritje për të ndaluar protestën e opozitës.
Ai vuri theksin tek zona e kuqe, pra perimetri i sigurisë nuk do të lejohen qytetarët.
“Nisur nga përvoja e aktiviteteve të mëparshme, kemi fituar përvojën dhe besojmë se do tregojë përkushtim e profesionalizëm. Duam të sigurojmë qytetarët se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi dhe jetës së përditshme. Rrugët e bllokuara, lëvizja është devijuar në rrugë dytësore. Policia nuk ka pasur e nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por siguria e delegacioneve që do të marrin pjesë në Samit, na imponon të vëmë sigurinë kombëtare e ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar.
Nuk e ndalojmë protestën por garantojmë mbajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë. Kemi besimin e arsyeja do mbizotërojë mbi emocionet por jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta”, tha ai.
“Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacenueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar”, shtoi ai. /Euronews
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...