Google ADS

Drejtori i Eurojust: Kriminaliteti shqiptar dhe ai italian në nivelet më të larta botërore

11:35 | 2 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar “Shpirti” autoritete të policisë shqiptare italiane dhe të Eurojuast kanë dalë në një konferencë të përbashkët shtypi.

Drejtori i Eurojust Filippo Spiezia, deklaroi se është verifikuar se kriminaliteti shqiptar dhe ai italian është në nivelet më të larta të kriminaliteti botëror.

Gjithashtu ai tha se goditja e krimit të organizuar është një udhëtim që duhet të vazhdojë.

“Mbështes këtë aksion të rëndësishëm. Si fillim operacioni nga policia italiane dhe ai shqiptare është në nivelet shumë të larta. Ky model sot është perfeksionuar sepse u realizuar një hetim i përbashkët duke thyer barrierat territoriale mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ajo që po ndodh mes Shqipërisë dhe Italisë nuk ka precendent. Ky është operacion është një model që duhet të aspirojmë të gjithë. Gjithashtu dua të nënvizoj se kushtet thelbësore për të siguruar ligjshmërinë dhe zhvillimin ekonomik dhe kjo ishte një dëshmi për të gjithë shqiptarët dhe italianë se pa luftuar riciklimin e parasë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik.

Dhe së fundmi dua të them se ky udhëtim është ende shumë i gjatë sepse kriminaliteti shqiptar dhe ai italian janë verifikuar në nivelet më të larta botërore”, tha ai./abnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme