Drejtori i Ballkanit në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), David Kostelancik ka përkrahur hapjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin teksa fliste në një forum mbi sigurinë të mbajtur në Beograd.
Kostelancik u shpreh se Amerika e mbështet idenë e hapjes së negociatave me dy vendet e ballkanit duke argumentuar se bien plotësisht dakort me vlerësimin e Komisionit Evropian, i cili ka konkluduar se dy vendet i kanë kryer reformat e nevojshme për çeljen e negociatave me BE-në.
Më tutje zyrtari i DASH është shprehur se pa marrë parasysh vendimin që do të merret nesër në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, SHBA-të do të vijojnë ta nxisin Shkupin e Tiranën që të ecin përpara me reforma për shtet- formim dhe luftë ndaj korrupsionit. Kostelancik teksa fliste për Tiranën e Shkupin, si shembull ka marrë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut.
“SHBA mbështet fort procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne biem plotësisht dakord me vlerësimin e Komisionit Europian se të dy vendet kanë bërë progres në reforma domethënëse. Marrëveshja e Prespës është një shembull shumë i mirë”, deklaroi Drejtori i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik gjatë një forumi në Beograd ditën e sotme.
Ne mendojmë se këto vende kanë hedhur themele solide për të vazhduar reformat e tyre për hapjen e kapitujve kryesore. Pa marrë parasysh vendimin që do merret këtë javë ne do të vazhdojmë të nxisim Shkupin dhe Tiranën që të ecin përpara me reformat që forcojnë shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin dhe çimentojnë qeverisjen demokratike. Do të konkludoja duke thënë se këto kanë qenë hapa vërtetë kurajoze që janë ndërmarrë nga të dy vendet, veçanërisht nga Maqedonia e Veriut. Ne shpresojmë që Bashkimi Europian do të bëjë një lëvizje drejt këtyre vendeve ashtu siç kanë bërë ato duke ecur drejt Bashkimit Europian”, tha zyrtari i DASH.
Në lidhje me krizën politike në Shqipëri, Kostelancik është shprehur:
Ka një sërë çështjesh atje. Ne jemi zhgënjyer nga rruga pa krye që kërcënon të pengojë progresin e Shqipërisë. Ne i kemi inkurajuar të gjitha palët atje që të angazhohen. Ne mendojmë se për opozitën që ka lënë parlamentin, një vend në tavoline ekziston për ata dhe unë së fundmi kam vizituar Shqipërinë dhe në diskutimet me liderët i kemi inkurajuar ata që ta marrin këtë vend dhe të negociojnë në mirëbesim për t’u përpjekur që të bëjnë progres./EXPRESS
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist