Google ADS

Drejtoresha në Ministrinë e Bujqësisë: Ku duhet t’i blini produktet ushqimore

23:42 | 6 Maj 2019
Arbresh.info

Siguria ushqimore është një nga çështjet më sensitive për opinionin publik. Valbona Paluka, drejtoreshë e përgjithshme pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaroi këtë të hënë se produktet e vendit tonë nuk janë në fazën e alarmit që jepen në media.

E ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori, Paluka theksoi se vetë ajo është konsumatore e produkteve tona.

“Unë jam konsumatore dhe unë konsumoj pa dallim tregu. Produktet tona nuk janë në fazën e alarmit që ne japim. Produktet tona mund të kenë nevoja të ndryshme, ashtu siç është vepruar që tregjet e therjes të disiplinohen. Ky është një problem i madh”, tha ajo.

Drejtorja e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë u bëri thirrje të gjithë konsumatorëve që të blejnë produktet shtazore aty ku ka kushte. Për sa i përket atyre bimore, sipas Palukës, ato janë të pastra.

“Konsumatori duhet të ndërgjegjësohet. Është ai që përcakton ku e blen produktin dhe si blen produktet. Më sensitive janë produktet shtazore që kanë kushtet e ruajtjes dhe higjienës shumë të përcaktuara. Kjo është thirrja ime, të blejë aty ku ka kushte higjiene, kushte të ruajtjes. Për produktet bimore për mua është e kotë, më duket shumë e pavlerë. Mund të konsumoni produkte bimore sepse janë të pastra”, tha Paluka./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme