Google ADS

Berisha: Drejtoresha e hipotekës së Sarandës merr 250 mijë lekë për një dokument

23:53 | 24 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ka bërë një denoncim në lidhje me drejtoreshën e Hipotekës në Sarandë.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i shpreh problemin me vonesat dhe marrjen e ryshfetit nga punonjësit e kësaj hipoteke.

Qytetari dixhital akuzon:

Drejtoreshen dhe zv drejtorin e hipotekes se Sarandes si gjobvenes!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor pershendetje, po na shkaterrohet jeta nga arroganca dhe korrupsioni ne zyrat e Hipotekes se Sarandes. Je i vetmi njeri i besushem ku mund te denoncojme se askush tjeter nuk ve dore edhe pse kemi derguar me dhjetra ankesa. Drejtoresha Jonida Abduli po na mban peng dokumentat ne zyre dhe nuk i firmos prej 17 ditesh edhe pse ka kaluar afati zyrtar pasi na kerkon ne zyre per te paguar tarifen e saj.

Kete e mora vesh gjate pritjes aty pasi me tha nje tjeter person nga lagjia 1 e Sarandes i cili kishte mbaruar pune pasi i kishte dhene ne zyre 25 mije lek te reja drejtoreshes.

Nuk mundem doktor te paguaj keto shifra se te ardhurat familjare si kam me shume se 45 mije ne muaj dhe kam femije per te rritur. Sekser i drejtoreshes eshte nje cun i ri i emeruar se fundmi si zevendes drejtor me mbiemer Duka qe ne cv nuk ka asnje dite pune vecse ka mirembajtur plazhe me shezlone e motora uji.

Turp per faqe te zeze, lutem veni dore per kete monster te korupsionit ne sarande qe ka mbrojtjen direkte te Alket Hysenit. Lutem anonim doktor”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme