Një memorandum mirëkuptimi është firmosur këtë të premte mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike. Për palën shqiptare kanë firmosur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe ai i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa për Britaninë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman.
“Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për shkëmbimin e informacionit për rekordet kriminale me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme. Shkëmbimi i informacionit është një pjesë shumë e rëndësishme në punën tonë, për luftën kundër krimit të organizuar. Ky memorandum është një demonstrim sesa pranë janë dy vendet tona tani, në përpjekjet e përbashkëta për luftuar këtë problem që na prek të gjithëve. Ky është një shembull shumë i mirë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrim, për të qenë edhe më efektivë për të luftuar krimin e organizuar, këtu në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadori britanik Duncan Norman.
Marrëveshja synon përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret e të dyja vendeve përmes shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat kriminale.
Shkëmbimi i historikut kriminal lidhur me një dënim, apo gjurmët e gishtave të shtetasve britanikë apo shqiptarë, pritet të ndihmojë në cilësinë e drejtësisë penale. Informacione do të shkëmbehen edhe për shtetas të vendeve të treta, për të ulur në këtë mënyrë kërcënimet e sigurisë së brendshme dhe asaj publike për palët respektive./tch
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit