Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama mbështet qëndrimin e kryebashkiakut lidhur me veprimin e drejtësisë për disa drejtorë dhe ish drejtore të bashkisë së Tiranës të arrestuar me urdhër të SPAK.
Komentet për këta persona Rama i quan pjesë të mendësisë komunsite të trashëguar ende sot nga një pjesë e politikës, ndërsa thekson mbështetjen që maxhoranca ka pasur dhe do të ketë për SPAK edhe kur heton zyrtarë të saj.
“Ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, partisë që qeveris e udhëheq Reformën në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur!”, shkruan Rama.
Kryeministri përsëriti se këto akte dhe qëndrime ndaj zyrtarëve të maxhorancës tregojnë se qeveria kurrsesi nuk e kontrollon SPAK, përkundrazi e mbështet ne kryerjen e detyrës së saj kundër korrupsionit
“Nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u!’, shtoi Rama.
Rama thotë se kjo qeveri ka për qellim për të bërë Shqipërinë Europiane me reforma të vërteta, përpjekje të mëdha, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, në një vend ku punët janë të ndara/ n.m.abcnews.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...