Ka nisur përpara Ministrisë së Brendshme protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Dhjetëra të rinj janë mbledhur sërish, ashtu si një ditë më parë, për të kërkuar drejtësi për të riun e vrarë dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Protesta është organizuar nga shoqëria civile dhe thirrja për pjesëmarrje në të është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Ndryshe nga dje, godina e ministrisë është rrethuar nga dhjetëra efektivë policie. Në protestat e djeshme u shënuan dhe disa incidente, ku pjesëmarrësit u përleshën me policinë përpara ministrisë e Kryeministrisë dhe për këtë arsye disa efektivë mbetën të lënduar. Gjithashtu u shkatërruan dhe dekorimet për festat e fund-vitit në disa zona të kryeqytetit.
Protesta të ngjashme janë mbajtur mbrëmë dhe sot dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që policia ka nisur procedim ndaj organizatorëve të tyre.
Klodian Rasha, 25-vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte, sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes./tch/
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...