Google ADS

Drejtësi për Klodianin! Sërish protestë në Tiranë! Qytetarët qëllojnë policinë me gurë, FNSH përgjigjet me gaz lotsjellës

20:00 | 10 Dhjetor 2020
L G

Ka nisur përpara Ministrisë së Brendshme protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, mëngjesin e 8 dhjetorit.

Qindra persona janë bërë bashkë para ministrisë së Brendshme, tek bashkia dhe në sheshin “Skëndrebej” ku nuk kanë kursyer sulmet ndaj policisë, transmeton Top Channel

Ndryshe nga dje, godina e ministrisë është rrethuar nga dhjetëra efektivë policie. Ndërkohë pas përshkallëzimit të protestës FNSH ka hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve për t’i shpërndarë.

Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.

Të ngjashme