U zhvillua sot te sheshi ”Liria” në qendër të qytetit protesta e radhës në Durrës.
Të rinjtë protestues kanë improvizuar një ceremoni funerale dhe me një arkivol në duar mbi të cilin shkruhet ”Kush është tjetri?” i janë drejtuar godinës së Drejtorisë së Policisë Vendore.
Brenda harkut kohor të një jave, kjo është protesta e tretë e organizuar në qytetin e Durrësit kundër dhunës policore dhe vrasjes së Klodian Rashës.
Por ndërkohë Shërbimet policore kanë ndërhyrë duke i dhënë fund marshimit të protestuesve drejt godinës së policisë me arkivolin ku simbolikisht është varrosur shpresa e shqiptarëve dhe drejtësia për Klodianin.
Mes protestuesve ka dhe të shoqëruar. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar nga policia dhe arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar dhe mbishkrimet.
Mes të rinjve dhe protestuesve ka pasur dhe përplasje verbale, po policia nuk e ka toleruar duke e konsideruar të paligjshëm organizimin e protestës./TCH
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...