Google ADS

Drejt përfundimit Ura e Bilçës, Rama: Portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit

15:04 | 17 Tetor 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se Ura e Bilçës në Berat po afrohet drejt përfundimit.

Rama shpërndau momente nga procesi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kësaj ure për lidhjen e fshatrave Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, si dhe për aksesin në rrugën e fshatit Drobonik.

“Drejt përfundimit Ura e Bilçës në Berat, ku pas vendosjes së trarëve fillon puna për mbistrukturën e urë. Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër- Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar”, tha Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme