Punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit janë drejt përfundimit në të gjithë gjatësinë e tij.
Për të mundësuar përshpejtimin e ritmeve të punës, duke e vendosur atë në funksion të plotë të përdoruesve të rrugës përpara fillimit të sezonit veror, Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe kontraktori i punimeve, kanë kërkuar mbylljen e përkohshme të tij, deri në përfundim e plotë të punimeve.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho, inspektuan ecurinë e punimeve në bypass-in e Fierit duke bërë të ditur edhe planin e masave, që janë marrë për periudhën në të cilën qarkullimi në këtë segment do të jetë i bllokuar. Për të dorëzuar bypass e Fierit, te përfunduar dhe te aksesueshem nga të dyja korsitë, sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore, do të duhet të mbyllim qarkullimin deri më 1 maj.
Drejtori Verdho bëri të ditur se tashmë punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa njoftoi gjithashtu se pas kërkesës së ardhur nga Bashkia Fier, në segmentin midis urës së Semanit dhe Hoxhares, do të vendosen tombino shtesë për të rritur volumin e shkarkimit të ujërave, me qëllim evitimin e përmbytjeve në këtë zonë.
“Rruga tashmë ka marrë drejtimin e duhur. Jemi në fazën finale të krahut të djathtë, kështu që është e nevojshme për t’a mbyllur, që t’i japim dorën e fundit. Praktikisht, për të menaxhuar trafikun në një situatë ku punohet, është shumë e vështirë, ka kosto. Me kërkesën e bashkisë për rritjen e kapacitetit shkarkues në kilometrin e dytë deri në kilometrin e tretë, në urën e Semanit dhe të Hoxhares, jemi detyruar të vendosim, sipas një studimi të bërë nga supervizori, dy tombino shtesë për rritjen e kapacitetit të shkarkimit”, u shpreh Verdho.
Ministrja Belinda Balluku tha se ndalimi i qarkullimit të automjeteve në bypassin e Fierit, deri në përfundimin e plotë të tij, do t’i japë mundësi kontraktorit që të punojë me ritëm më të lartë, por njëkohësisht duke mos rritur edhe kostot. Ministrja tha se ndalimi i qarkullimit në bypass-in e Fierit do bëhet duke nisur nga dita e hënë, datë 27 janar.
“Sipas të gjitha konsultave dhe duke parë të gjithë nevojën, sigurisht ne mund të vazhdonin t’a linim hapur, por do të humbisnim kohë dhe do kishim kosto më të madhe. Ka pasur një impenjim shumë të madh të Policisë së Shtetit edhe kompanisë kontraktore për të pasur siguri sa më të lartë rrugore në këtë aks, por megjithatë këtu nuk jemi në kushtet maksimale të sigurisë rrugore. Ndaj kemi vendosur dhe ARRSH do të ndjekë gjithë procesin, që bypass-i i Fierit, për tu dorëzuar sa më parë dhe pa kosto shtesë, të mbyllet ditën e hënë në datë 27, për t’i dhënë mundësi kompanisë që të punojë sa më parë për të mbyllur të gjithë problematikat”, u shpreh Balluku
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkoi mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, por shtoi se bllokimi i këtij segmenti bëhet me qëllim përshpejtimin e punimeve për përfundimin e plotë të tij. Sipas grafikut të punimeve, ministrja bëri të ditur se në datën 1 maj ky segment do të jetë i përfunduar në të gjithë gjatësinë e tij dhe i hapur për t’u aksesuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.
“Të gjithë jemi të motivuar për të zgjidhur gjithçka ka mbetur e paqartë akoma. Do akomodojmë dhe kërkesën e bashkisë së Fierit, për të mos pasur më përmbytje në segmentin nga ura e Hoxhares deri në urën e Semanit. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve. Do t’ju duhet të aksesojnë sërish Vlorën përmes rrugës së Levanit, por kjo është për një kohë shumë të shkurtër, pasi më 1 Maj i gjithë segmenti i bypass-it të Fierit do të jetë totalisht i aksesueshëm në të dyja krahët dhe sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, u shpreh ministrja Balluku.
Mbyllja e përkohshme e bypass-it do të mundësonte punimet e njëkohshme në të dyja karrexhatat, për t’i përfunduar sa më parë rifiniturat e fundit. Me mbylljen e bypass-it qarkullimi i mjeteve do të devijohet nga rruga e vjetër e cila kalon përmes Levanit. ARRSH, në koordinim dhe me Policinë Rrugore, kanë marrë të gjitha masat për të menaxhuar trafikun.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...