Dosja Tahiri drejt fundit, por ish-ministri nuk ndalet mbi kalë!

21:15 | 14 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një ditë para se Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”, ish-ministri i Brendshëm shfaqet i qetë.

Siç duket, Sajmir Tahiri ka publikuar në ‘story’, në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet i veshur sportiv dhe hipur mbi kalë. Nuk dihet ende se ç’pritet të vendosë nesër gjykata për Tahirin, por ish-ministri duket se e ka marrë me shumë sportivitet.

Nuk është hera e parë që Tahiri publikon foto dhe video nga pasionet e tij në rrjetet sociale, por ecja mbi kalë duhet të jetë një mënyrë për të qenë i ç’tensionuar para një momenti vendimtar për jetën e tij./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme