Google ADS

Doris Pack për raportin e KE: Mogherini e Hahn mbyllën sytë për Shqipërinë

14:06 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Pas prezantimit të progres raportit për Shqipërinë, ish-eurodeputetja Doris Pack, ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

Pack në postimin e saj replikon me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini si edhe eurokomisionerin, Johannes Hahn, për të cilët shkruan se të dy mbyllën sytë.

“Fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Korrupsion gjigand, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi më i rëndësishëm “agrar” është kanabis. Edhe Presidenti ka ngritur zërin për të gjitha këto”, thekson Pack.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme