Komisioni Evropian (KE) sot ia dorëzoi kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri tek Këshilli i BE-së (vendet anëtare të BE-së), përmbajtja e kornizave nuk do të publikohet derisa Këshilli t’i miratojë ato, informon AIM nga Brukseli.
“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian po shënohet sot”, thuhet në deklaratën e shkruar të Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Korniza negociuese është pozicioni i Bashkimit Evropian në negociatat e anëtarësimit. Komisioni Evropian u paraqet projekt-korniza vendeve anëtare, të cilat duhet t’i miratojnë ato pas modifikimeve të mundshme.
Kuadri është i ndarë në tre pjesë: parimet kryesore të negociatave të pranimit, thelbi i negociatave dhe procedura e negociatave, me qëllim të sigurimit të zbatimit të plotë të legjislacionit evropian dhe parimeve të tij brenda kornizës ligjore të vendeve kandidate, përcjell telegrafi maqedoni.
Në krahasim me vendet e mëparshme kandidate, Komisioni Evropian thotë se parimet e metodologjisë së re të negociatave të miratuar në mars janë shtuar për Shkupin dhe Tiranën, duke marrë parasysh zhvillimin e legjislacionit evropian, si dhe specifikat dhe meritat individuale të secilit vend.
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...