Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të jetë ajo që do të drejtojë tashmë partinë, pas largimit të Enkelejd Alibeaj.
Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, Tabaku tha se çdo vendim që do merret do të diskutohet me kolegët, teksa zbuloi se nuk ishte e informuar për dorëheqjen e Alibeajt.
“Strukturat e PD-së kanë diskutime lidhur me këtë, unë jam takuar vonë me Bardhin se kush do të jetë mënyra, për mua ishte e papritur dorëheqja e Alibeajt, por të siguroj që çdo hap do të diskutohet me kolegët dhe demokratët, për mua ambicia kryesore ka qenë ajo e demokratëve”, tha Tabaku.
Ajo thekson se Partia Demokratike është fajtore që sot kryeministri Edi Rama ka fituar 53 bashki. Tabaku thotë se nëse do ishin të bashkuar, atëherë situata do të ishte ndryshe.
“Kam bërë thirrje për të gjithë ato në PD që duhet të ishin bashkë dhe duhet të ishin të unifikuar, kam bërë thirrje që PD-ja të ndryshonte ofertën, sjelljen dhe prandaj kam kërkuar që të reflektojmë, të mos vazhdojmë me të njëjtat justifikime, t’i japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam. Ka problem të blerjes së votës dhe kanë qenë aty që prej 10 vitesh, unë besoj se nëse do ishim të bashkuar, do i kishim lënë vendin bashkimit, situata do të ishte ndryshe”, shtoi deputetja.
Në këtë thirrje për bashkim, nuk specifikoi nëse i drejtohet Sali Berishës apo jo.
“Unë e kam thënë në shtator, nuk ka rëndësi se kush bën çfarë, ne kemi përsëritur gjërat deri në marrëzi, sot Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë nuk kam parë më shumë trishtim se çfarë kam parë në këto zgjedhje, askush nuk duhet të bëjë deklarata të nxituara dhe të reflektojmë dhe të pranojmë që PD-ja nuk është as më e madhe, as më e bashkuar dhe as më e fortë”, përfundoi deputetja. /Telegrafi/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...