Nezar Seiti, personi i arrestuar në kuadrin e hetimeve për Bandën e Babicës ka kërkuar përmes avokatit të tij Detar Hysi të ekstradohet drejt Italisë dhe të gjykohet atje. Por, vendimi pritet të jepet pas datës 8 nëntor.
Nezar Seiti u ndalua gjatë operacionit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Vlorë, për dosjen Habilaj. Emri i Nezar Seitit, renditet i katërti në listën e fletë-arresteve të prera nga gjykata e Katanias.
Nga të dhënat e hetimit, të firmosua nga gjyqtarja Loredana Pezzino, Nezari ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kokës së organizatës kriminale, Moisi Habilaj. “Ata merrnin ngarkesat në Itali me automjete në emër të shtetasve italianë”, shkruhet në dosjen hetimore.
Nezar Seiti takohej personalisht me porositësit e drogës. Në Janar 2017, efektivët e GDF italiane e kanë ndjekur teksa ai ndodhej në lagjen San Giovanni Galermo (Katania), dhe në një rast, Seiti ka marrë 50 mijë euro për një sasi droge të shkëmbyer. Para që më pas u transportuan në Shqipëri, të fshehura në një ngarkesë me detergjente.
Po në Janar 2017, në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj, Seiti thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon mirë:
“Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme, se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...