Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri.
Vizita e Tusk në Tiranë bëhet në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Evropian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup.
Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup, transmeton klan kosova. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën