Google ADS

Donald Trump i shkruan Edi Ramës

15:44 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, duke e publikuar shkrimin e Trump në profilin e tij në Facebook.

Lexoni të plotë shkrimin e Ramës:

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij të ngrohtë ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësi të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme