Ambasadori amerikan në Shqipëri kërkoi rezultate konkrete për kapjen dhe ndëshkimin e kokave të krimit, duke theksuar se policia dhe prokuroria kanë dështuar.
“Qeveria ka pranuar sfidën serioze që ka Shqipëria për luftimin e krimit të organizuar. Duam rezultate konkrete, duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen kriminelët. Dua të theksoj një dështim të policisë dhe prokurorisë: dy vite më parë u punua për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit. Ai është bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Por nuk ka pasur aftësi apo vullnet për ta arrestuar vetë Balilin”, deklaroi Lu.
“Askush nuk është mbi ligjin. I bëj thirrje Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe policisë për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, shtoi Lu./top channel
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...