Mes emrave që solli si shembull të kapjes së politikës nga krimi, ambasadori amerikan Donald Lu përmendi dy prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës në 4 vitet e shkuara.
Elvis Rroshi dhe Arben Ndoka u sollën në politikë personalisht nga vetë Edi Rama që siç i pëlqen të shprehet tani “jo gjithmonë bie dakort me Donald Lu-në”.
Por në nisje të planit-operacional “Forca e Ligjit”, Rama ka bërë një vesh shurdh për fjalimin e ambasadorit amerikan dhe ka rënë plotësisht dakort me të. Megjithëse i duhet të braktisë disa nga miqtë e vjetër, e ka përshëndetur mbërritjen e agjentëve të FBI dhe atyre europianë për goditjen e krimit, duke ia lënë fajin opozitës dhe gazetarëve, që sipas tij po pengojnë drejtësinë e re.
“LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen” shprehet Rama, që ç’është e vërteta prej kohësh nuk është parë në shoqërinë e kriminelëve dhe banditëve që futi në Partinë Socialiste.
ShBA: Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë?
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...