Google ADS

Doli për gjah, plumb në kokë, vdes shqiptari në Itali

23:50 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Një 40-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali.

Shqiptari Artur J. sipas autoriteteve italiane kishte dalë për gjueti pasditen e djeshme në Spoleto, por dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes armë është shkrepur aksidentalisht dhe e plumbi e kapi në kokë.

Gjuetarët e tjerë në zonë ndërhynë me shpejtësi duke e dërguar në spital, por shqiptari ndërroi jetë pavarësisht ndihmës që iu dha menjëherë.

Policia ka nisur hetimet dhe po rindërton skenën, por të dhënat e para janë se gjithçka ka qenë aksidentale. Shqiptari jetonte prej vitesh në Itali./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme