I sapodalë nga burgu nën akuzën për vjedhje, shtetasi B.M banues në Tiranë ka përfunduar sërish mbrapa hekurave për shkak se ka dhunuar gruan edhe vajzën.
Vendimi i dytë për dënimin me burg të tij është dhënë nga Gjykata e Tiranës më 24 tetor të këtij viti. Episodet e dhunës kanë nisur më 25 mars të këtij viti, kur i pandehuri kishte më pak se një muaj që ishte liruar nga burgu pasi vuajti dënimin për vjedhje.
Sipas dëshmive në Polici, të vajzës dhe bashkëshortes, B.M. u kthye në banesë atë ditë rreth orës 12:00 dhe në gjendje të dehur ka nisur të debatojë me vajzën e tij në lidhje me të fejuarin e saj. Ai kishte kundërshtitë e tij për këtë lidhje, pasi i fejuari i vajzës kishte qenë i dënuar më parë në shtetin italian.
Sipas të pandehurit, ai ishte person jo i duhur për vajzën e tij për shkak të precedentëve penalë. Në debat e sipër me vajzën, B.M. ka nisur ta godasë atë me grushte dhe shqelma. Më pas ka ndë- rhyrë bashkëshortja, e cila gjithashtu ka rënë pre e dhunës.
As përpjekjet e djalit nuk e ndalën zemërimin e B.M., i cili vazhdoi të dhunonte familjarët e tij. Ka qenë bashkëshortja, ajo, që në një moment, është larguar nga banesa dhe ka kallëzuar të shoqin në Komisariatin nr. 1 të Tiranës.
Ajo ka thënë atje se i fejuari i vajzës është bërë shkak për dhunën. I pyetur nga Policia, i pandehuri ka thënë se i fejuari i vajzës së tij e ka marrë atë në Kosovë dhe Itali pa i kërkuar më parë leje. Pavarësisht dhunës, ai ka kërkuar pafajësi në Gjykatë.
Kjo nuk e ka bindur aspak trupën gjykuese, e cila, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, vendosi që ta dënojë B.M. përfundimisht me 10 muaj burgim për “dhunë në familje”. Gjykata mori parasysh faktin se B.M. ishte dënuar më parë për “vjedhje” dhe e kishte konsumuar veprën e dytë penale brenda një kohe shumë të shkurtër, që nga përfundimi i kohës së burgimit për veprën e parë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...