Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Biçukas, Divjakë, ku u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.
Sipas një njoftimi në Facebook, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete të ndryshme rrethanore, për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve, që për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.
“Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 60 vjeç, banues në Biçukas, Divjakë, në fshatin Biçukas, pasi dyshohet se duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur deri në fshatrat Shën e Premte dhe Germenj, ku për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj, një sipërfaqe madhe toke me shkurre dhe pemë frutore, si edhe janë rrezikuar banesat e banorëve të këtyre fshatrave”, ka shtuar policia.
A e ka zbuluar Carlo Ancelotti fituesin e Topit të Artë të k...
Paralajmëron OKB: Momenti më i errët i luftës së Gazës po sh...
Në Ditën Kombëtare të Austrisë, në Komunën e Prishtinës valo...
Hamza dënon sulmin ndaj Muhaxherit: Akt i ulët dhe i papranu...
Musliu – Shoshi: Ftojmë organet e drejtësisë që të hetojnë a...
Krasniqi: Sulmi ndaj Muhaxherit, akt i ulët dhe i papranuesh...