Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, procedohen dy persona në Gjirokastër

14:19 | 31 Korrik 2024
K.B

Dy persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër për shkaktim të zjarrit. Ata dyshohet se kanë shkaktuar zjarr duke djegur sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Njotimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe Komisariati i Policisë Tepelenë, u bë zbardhja e dy rasteve të zjarrvënieve në Gjirokastër dhe në fshatin Veliqot. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 66 vjeç, banues Gjirokastër dhe K. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Veliqot.

-Shtetasi A. H. dyshohet se më datë 29.07.2024, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

-Shtetasi K. Q. dyshohet se më datë 28.07.2024, në fshatin Veliqot, në vendin e quajtur “Brez”, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Sektori i Policisë Rrugore/Në vijim të informacionit paraprak dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

-Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me sende të forta, një 63-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme