Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për restaurimin e pikturës murale “Skena e Gjuetisë” në shtëpinë Skënduli, banesë 300-vjeçare ndër më të spikaturat në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në pikturën murale, që ndodhet në shtëpinë “Monument kulture”, të kategorisë së parë në lagjen Palorto.
Instituti i Monumenteve të Kulturës bën të ditur se mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Qytet i Gjirokastrës i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga viti 2005, ishte një qendër e rëndësishme administrative e populluar nga pronarë tokash, që ndërtonin shtëpi-kulla madhështore të fortifikuara.
Qyteti ofron mbi 500 ndërtesa historike. Mes këtyre banesave ndodhet edhe shtëpia Skënduli, e ndërtuar rreth vitit 1700, që është një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët. Ajo ka 44 dyer, 64 dritare, nëntë oxhakë të cilët në atë kohë përcaktonin dhe pozitën shoqërore e ekonomike të fisit. Ka gjithsej 19 ambiente dhe disa dhoma të bukura. /ATA/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...